Kthimi

1. Dëshiroj të kthej produktin, çfarë duhet të bëj?

Mos u shqetësoni, ne ju japim mundësine ta ktheni produktin tuaj brenda 7 Ditëve.

Për të kthyer produktin ju duhet të:
– Kontaktoni me Shërbimin e Klientit nëpërmjet whatsapp-it ose në inbox në rrjetet tona sociale.

2. Cilat janë kushtet e kthimit?

Nëse dëshironi të ktheni një produkt që keni marrë në  faqen tonë ju si fillim duhet të plotësoni këto kushte:
– Njoftimi për kthimin që dëshironi të bëni duhet të jetë brenda 48  orëve nga momenti që ju keni tërhequr produktin në postë ose e keni marrë në dyqan apo nga korrierët tanë.

– Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.

– Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.

– Amballazhi i produktit duhet të jetë i rregullt dhe me të gjitha aksesorët e tij.

– Produktet me pulla sigurie në paketim duhet ta ketë të padëmtuar pullën e sigurisë. Pra nuk duhet të jetë I hapur.

– Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij.

– Produkti i kthyer duhet të jetë i shoqëruar me faturën e plotësuar tek pjesa e kthimit me produktin, arsyen dhe firmën tuaj.

3. Si mund të kthej produktin kur ndodhem në Tiranë?

Është e njëjta procedurë kthimi si më sipër, thjesht koha e kthimit është më e shpejtë sesa në rrethe.

  • Kudo që të ndodheni në Shqipëri apo Kosovë ju mund ta ktheni produktin tek ne. Pasi të na njoftoni për kthimin e produktit ju mund ta nisni produktin nëpërmjet postës që e keni tërhequr. Gjithashtu ne mund ta nisim postën tek ju për ta tërhequr produktin tek shtëpia juaj. Në të tilla raste duhet të paguani vlerën e transportit, 300 Lekë për Shqipërinë dhe 5 euro për Kosovën.  
  • Pasi të na keni kontaktuar, në 24 orët e ardhshme ju do të jeni në pritje të telefonatës nga kompania e transportit për të dorëzuar produktin që dëshironi të ktheni dhe paguani vlerën e transportit.

  • Pasi dorëzoni ju produktin tek kompania e transportit brënda 48 orëve ky produkt vjen në magazinën tonë dhe brënda 24 orëve verifikohet produkti nëse është në gjëndjen fillestare me të gjitha aksesorët dhe ambalazhin e tij.
  • Ju do të merrni një telefonatë nga Kujdesi i Klientit brenda 24 orëve pas verifikimit të produktit për t’ju pyetur si dëshironi të rimbursoheni për vlerën e produktit, mund të merrni paratë mbrapsht ose të merrni produkt tjetër me atë/tjetër vlerë.

* I gjithe ky proçes mund të zgjasë nga 4-6 ditë pune.

5. Nëse kthej produktin mund të marr paratë  mbrapsht?

Ju mund të merrni lekët mbrapsh nëse forma e pagesës është me Kartë Krediti dhe Paypal forma të cilat na mundësojnë edhe ligjërisht të kthejmë faturën tatimore. Në rastin e pagesës me cash ne nuk mund të kthejmë lekët mbrapsh por do ju rimbursojmë vlerën e produktit me një kupon të cilin mund ta përdorni në cilin do produkt që ne tregëtojmë brënda 6 mujëve kalendarike.

6. Kush e paguan koston e transportit?

Nëse keni marrë një produkt të dëmtuar ne do t’ju zëvendësojmë produktin me një produkt të ri, pasi produkti i dëmtuar është kthyer në dyqanet tona. Kostoja e transportit si e dërgimit të produktit të dëmtuar dhe e dërgimit të produktit tjetër, do paguhet nga kompania jonë.
Nëse keni marrë një produkt të cilin nuk e pëlqeni por produkti është në rregull, koston e transportit për kthimin e produktit e paguani ju.

Porosia

1. Si mund të bëj porosi?

Ju mund të bëni porosi online duke ndjekur hapat të cilat janë treguar në këtë tutorial. (klikoni këtu)

Ju mund të bëni porosi duke kontaktuar me Shërbimin  tonë të klientit nëpërmjet:

– Whatsapp
– Mesazh në rrjetet tona sociale (faceboo dhe instagram)
– Email [email protected]
– Duke e shtuar në shportë dhe proçeduar me proçesin standart të porositjes online. 

2. Ku ndodhet porosia ime?

Nëse ju jeni rregjistruar mund të logoheni dhe të shkoni tek llogaria ime. Aty mund të klikoni historikun e blerjeve dhe të shikoni statusin e porosisë tuaj.

Nëse porosinë e keni bërë pa u rregjistruar online mund të kontaktoni me mesazh në rrjetet tona sociale . Për të verifikuar ku ndodhet porosia do të na duhen të dhënat me të cilat ju keni bërë porosinë si: emër, mbiemër dhe numri juaj i telefonit.

3. Kam një kupon, si mund ta përdor?

Pasi të shtoni në shportë produktin do vendosni kodin e kuponit tek kuadrati që thotë kupona. Pasi ta vendosni kuponin dhe shtypni butonin OK, automatikisht do merrni uljen që disponon ai buton.

Për të përdorur kuponin ju duhet të bëni porosi online nëpërmjet websitit.

Transporti

1. Për sa kohë më vjen porosia?

Kohëzgjatja e transportit

  • Transporti brenda Tiranës kryhet brenda 24 orëve
  • Transporti në rrethe kryhet brenda 24-48 orëve
  • Transporti në Kosovë kryhet brenda 3-5 ditëve
  • Transporti në Maqedoninë e Veriut kryhet brenda 5-7 ditëve.

2. Sa mënyra transporti ofroni?

Kemi transportin ekspres, e cila aplikohet për produktet specifike dhe ka kosto extra nga tarifa fillestare, që është disponibël për gjithë produket që ne disponojmë.

3. Sa kushton transporti?

Transporti Express në Tiranë është 300 lekë

Transporti i zakonshëm në Tiranë dhe rrethe është FALAS

Transporti në Kosovë është 5 euro
Transporti në Maqedoninë e Veriut është 10 euro

Rreth nesh

1. Ku ndodhet dyqani juaj ?

Auto Aksesorë Albania operon vetëm online nëpërmjet shërbimeve postare të liçensuara duke mundësuar transport të shpejtë dhe të sigurt kudo në Shqipëri Falas.
Ne ofrojmë një sërë facilitetesh për klientët në mënyrë që klienti të ndjehet i sigurt dhe privilegjuar gjatë kryerjes së porosisë tek ne.

2. Si mund t’ju kontaktoj?

Ju mund të na kontaktoni nëpërmjet numrit të  telefonit +35568 54 00 860, nëpërmjet nëpërmjet rrjeteve sociale ose emailit: [email protected]

4. Oraret e shërbimit

Shërbimi i klientit mund t’ju asistojë çdo ditë të javës nga ora  8:00- 22:00, çdo ditë të shtunë nga ora 9:00-16:00 dhe çdo ditë të dielë ose ditë festash zyrtare nga ora 10:00-15:00.

Mënyrat e pagesës

  1. Mund të bëj pagesë me kartë?

Ju mund të paguani me kartë online nese keni në llogari në PayPal.

  1. Çfarë mënyra pagesash ofroni?

– Pagesa në dorëzim. Ju paguani vetëm pasi produkti është dorëzuar tek ju. Kjo mënyrë ju ofron sigurinë më të madhe të mundshme. Nuk ka nevojë për kartë krediti apo llogari bankare dhe përsëri përfitoni nga shumëlljoshmëria e produkteve dhe çmiemet e lira që ne ofrojmë.

– Me transfertë bankare. Kjo mënyrë vlen për të gjithë, kudo që ndodhen. mënyra e tretë që ofrojmë. Kjo është mënyra që zgjedhin miliona blerës online në të gjithë botën. Ne nuk mund të tërheqim lekët që ju depozitoni për blerjen tuaj nëse nuk kemi përmbushur të gjitha detyrimet për të cilat ju paguani.

–  PayPal nëpërmjet webit www.autoaksesore.com

2. Si mund të paguaj me këste?

 Momentalisht nuk e mundësojmë pagesën me këste.

Main Menu